Kryefjala Logo

Alba flet për martesën e dështuar: ‘Zgjohesha në orën 6, isha zonjë shtëpie’

27 Dhjetor, 2025 | 9:48 pm

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba, ka hapur zemrën gjatë një bisede me banorët e tjerë, duke rrëfyer për herë të parë detaje të jetës që ka bërë gjatë martesës së saj.

Ajo tregoi se, pavarësisht se familja kishte kushte materiale, të ardhurat nuk i administronte vetë, pasi në shtëpi kishte katër kurora dhe gjithçka kontrollohej nga një person i vetëm. Alba përshkroi një përditshmëri të lodhshme, ku përgjegjësitë dhe pritshmëritë ishin të shumta.

“Pesë vite të zgjohesh në orën 6 të mëngjesit, duke fjetur në 12 të natës, dhe prapë të jesh studente ekselente. Tradita familjare po, zonjë shtëpie po, punë shtëpie po, pritje e përcjellje po. Shoqëria e ngushtë e tij, sa herë më shikon, më shikon me lot në sy. Kur bëra daljen e parë televizive, shumë më shkruan se iu mungoj kushërirëve të tij. Më dhimbset vetja”, u shpreh ajo me emocione.

Alba theksoi se paratë dhe kushtet luksoze nuk e zëvendësojnë dot qetësinë dhe ngrohtësinë në familje. “Lagjja ku jetoja ishte nga më të mirat dhe kushtet ishin. Por edhe sikur t’i kesh të gjitha lekët e botës, nëse nuk ke rehati në shtëpi, nuk vlen asgjë”, tha ajo.

Në këtë bisedë ndërhyri edhe banori tjetër, Toney, i cili u shpreh se kushtet krijohen dhe nuk janë gjithmonë të dhëna.

Diskutimi mes tyre u zgjerua më pas edhe te marrëdhëniet mes financave dhe roleve gjinore, një temë që ka ndezur debate të shumta brenda shtëpisë së BBV Kosova. Me rrëfimin e saj, Alba solli në vëmendje realitetin e shumë familjeve që nga jashtë duken perfekte, por brenda tyre mungon qetësia dhe ndjenja e vërtetë e lumturisë.

Të ngjashme