Kryefjala Logo

Alaudin Hamiti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij

31 Dhjetor, 2025 | 2:44 pm

Moderatori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka ndarë me ndjekësit e tij një njoftim nga spitali, duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje mjekësore pas një periudhe të vështirë me dhimbje të forta. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Alaudini tregoi se shkak i ndërhyrjes kanë qenë gurët në kanalin urinar, dhimbje që, sipas tij, e kanë vënë seriozisht në provë dhe e kanë bërë operacionin të pashmangshëm.

Moderatori ka bërë me dije se ndërhyrja ka shkuar me sukses dhe se aktualisht ndihet mirë, ndërsa procesi i rikuperimit po ecën normalisht. Ai ka falënderuar stafin mjekësor dhe personat që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, duke shprehur optimizëm dhe forcë për rikthimin e shpejtë.

Lajmi më i mirë për fansat është se Alaudini synon të jetë gati shumë shpejt dhe ka shprehur dëshirën që këtë të premte të rikthehet në ekran, në natën e parë të “Big Brother VIP Kosova 2026”, aty ku, siç e cilëson vetë, emocionet janë të vërteta dhe energjia është e pazëvendësueshme.

IMG 7619

Të ngjashme