Showbiz
Aktori 79 vjeçar i “Squid Game” akuzohet për abuzim seksual!
15 Mars, 2024 | 7:31 pm

Aktori i Koresë së Jugut, Yong-soo, një nga yjet e filmit të suksesshëm të Netflix ‘Squid Game’, është shpallur fajtor për abuzim seksual ndaj një gruaje në vitin 2017.
Oh Yong-soo u dënua me tetë muaj burg të pezulluar për dy vjet dhe iu kërkua të ndiqte 40 orë trajnime për parandalimin e dhunës seksuale, tha zyra e prokurorit të qarkut Suwon në periferitë jugore të Seulit.










































