Kryefjala Logo

Ajsel konfirmon ndarjen nga Eros Grezda; Na lidh vetëm djali

14 Prill, 2024 | 4:11 pm

Eros Grezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi nuk janë më çift. Pak kohë pas martesës, dyshja kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugët e tyre të jetës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Ajsel në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instastory”, ku thotë se ata tani i lidh vetëm djali i tyre Kian.

“E marr shume shpesh kete pyetje dhe sot po vendos ti pergjigjem. Po, eshte e vertete qe une dhe erosi nuk jemi me
bashke. Mua dhe erosin tashme na lidh vetem diali yne Kian, as edhe nje gje me
teper. Ky eshte nje vendim i ndermarr per te miren e djalit. Do ju lutesha te kurscheshit
me komentet pasi behet fale per nje femije te vogel ne kete mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe
cuan ne kete vendim.”- shkruan Ajsel.

Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja më herët kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram.

Ndërkohë Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social. Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor 2023.

2157CFF0 6339 4E01 B08D 62538ECBAE2B

Të ngjashme