Kryefjala Logo

A po planifkohet një ritakim mes Fjollës dhe Fisnikut në BB VIP Kosova 4? Postimi që ngriti dyshime

30 Dhjetor, 2025 | 10:08 am

Prej javësh, në rrjetet sociale dhe mediat online po qarkullojnë zëra se në Big Brother VIP Kosova 4 mund të ndodhë një nga ballafaqimet më të shumëpritura dhe më të komentuara nga publiku: ai mes sipërmarrësit Fisnik Syla dhe këngëtares Fjolla Morina.

Dyshimet janë shtuar së fundmi pas një story të publikuar nga vetë Fisnik Syla në Instagram, e cila është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i mundshëm për përfshirjen e tij në formatin më të ndjekur të momentit. Postimi ka ndezur menjëherë diskutime dhe spekulime mbi një hyrje të mundshme të tij në shtëpinë e BBVK.

img 7344

Fjolla Morina, e cila aktualisht është një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni, ka qenë dikur e martuar me Fisnik Sylën. Historia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, e shoqëruar me deklarata publike, polemika dhe ngjarje që kanë bërë bujë në rrjetet sociale, për të përfunduar më pas me ndarje.

Edhe pse brenda shtëpisë së BBVK Fjolla nuk ka folur ende hapur dhe në detaje për këtë kapitull të jetës së saj, jashtë mureve të shtëpisë zërat nuk kanë munguar. Në prapaskenë përflitet se produksioni po shqyrton seriozisht mundësinë e një ritakimi të drejtpërdrejtë mes Fjollës dhe Fisnikut, një skenar që do të sillte pa dyshim emocione të forta, tension dhe kuriozitet të jashtëzakonshëm te publiku.

Nëse kjo lëvizje do të konkretizohet, mbetet për t’u parë se si do ta përballojë Fjolla këtë situatë dhe nëse një ballafaqim i tillë do të ndryshojë dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Të ngjashme