Kryefjala Logo

A mund të ketë qenë Di Caprio i maskuar edhe në Shqiperi?!

9 Dhjetor, 2025 | 7:23 pm

Leonardo DiCaprio ka zbuluar më në fund sekretin që e ka ndihmuar të mbetet një nga aktorët më të pëlqyer dhe më të kërkuar të Hollywood-it: zhdukjen. Ylli i “Titanikut” ka rrëfyer se mban qëllimisht një profil të ulët publik, për të mos e “lodhur” audiencën me praninë e tij të vazhdueshme.

“Është një balancë që kam menaxhuar gjithë jetën time të rritur dhe ende nuk ndihem ekspert”, ka thënë fituesi i çmimit “Artist i Vitit 2025” nga revista Time, në intervistën e fundit për kopertinën e saj.

“Filozofia ime është e thjeshtë: dil në publik vetëm kur ke diçka për të thënë ose për të treguar. Përndryshe, zhdukuni sa më shumë të jetë e mundur.”

Aktorit  i pëlqen të shëtis botën i maskuar.

Mund ta kemi patur edhe në Shqipëri, shumë afër nesh… e të mos e kemi ditur!

Kjo mbetet mister i paditur!

Të ngjashme