Kryefjala Logo

A ishte zemra mes Ana Kabashit dhe Getinjos një shenjë për ne?

19 Janar, 2023 | 12:25 pm

Ai krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother me Vivin, por miqësinë që kishte (dhe ka) me Anën është një fakt i pakontestueshëm. E kemi fjalën për Getinjon i cili me të dalë jashtë shtëpisë personi i parë që takoi ka qenë mikja e tij Ana Kabashi.

Ata njihen që nga jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit edhe brenda saj madje madje edhe komentet e njerëzve kanë qenë të shumta edhe alueduese se ndoshta mes Getinjos dhe Anës ka diçka më shumë se miqësi?!

“Gojët e liga” kanë arritur deri aty sa të mendojnë që reperi e la lojën përgjysëm për shkak të Anës, edhe pse kjo e fundit ka mohuar që mes tyre të ketë diçka më shumë se miqësi, ndërsa reperi i njohur nga ana tjetër vazhdon ende të postojë foto të Vivit.

Getinjo ka pranuar se Vivin e pëlqen shumë dhe se shpreson që edhe jashtë shtëpisë të vijojë ta marrë malli për bukuroshen durrsake, e cila e kujton çdo ditë brenda shtëpisë së Big Brother…

Por siç i thonë fjalës, “do rrojmë e do shohim” se ju e dini që në showbiz ndodhin vetëm gjëra të papritura… Kështu që në këtë pikë asgjë nuk është përjashtuese…

Të ngjashme