Kryefjala Logo

Klodian Allajbeu reagon mbi sulmet mediatike: “Liria e medias është vlerë themelore por duhet të respektohet e vërteta”

25 Korrik, 2026 | 6:47 pm

Klodian Allajbeu, drejtues i Grupit Spitalor Amerikan, ka reaguar pas disa publikimeve të fundit në portale, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura ndaj tij dhe duke paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore ndaj autorëve të tyre. Allajbeu njihet si themelues dhe drejtues ekzekutiv i Spitalit Amerikan.

Në reagimin e tij, Allajbeu i cilëson pretendimet e publikuara si të pavërteta dhe “shpifje të sajuara”.

“Asnjë nga pretendimet e publikuara së fundmi në disa portale nuk korrespondon me të vërtetën. Ato janë tërësisht shpifje të sajuara”, shprehet ai.

Allajbeu thekson se e konsideron detyrim moral dhe ligjor mbrojtjen e emrit të tij dhe familjes, por edhe të reputacionit të punonjësve dhe profesionistëve që punojnë në institucionet e grupit spitalor.

Sipas tij, kontributi i mijëra punonjësve që u shërbejnë çdo ditë pacientëve brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk duhet të cenohet nga publikime që ai i konsideron të pavërteta.

Drejtuesi i Grupit Spitalor Amerikan paralajmëron gjithashtu veprime ligjore, duke bërë të ditur se do të kërkojë përgjegjësi ndaj autorëve të publikimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi.

17f6b141 3f51 46c2 8eeb 76ece4aeb95f

Në fund të reagimit, Allajbeu nënvizon rëndësinë e lirisë së medias në një shoqëri demokratike, por shton se ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, duke respektuar të vërtetën, etikën profesionale dhe ligjin.

Ai u bën gjithashtu thirrje institucioneve përgjegjëse që të trajtojnë me seriozitet rastet e publikimeve që, sipas tij, dëmtojnë individët, bizneset dhe interesin publik.

Të ngjashme