Kryefjala Logo

“Ti fitove zemrën time”, kujt i bën dedikimin romantik Lorna Hysa

17 Korrik, 2026 | 5:28 pm

Erling Haaland vijon të jetë një nga futbollistët më të komentuar edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi norvegjez jo vetëm që spikati me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me reagimet që ka marrë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar dedikimet nga figura të njohura.

Pas eliminimit, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Lorna Hysa, i kushtoi një mesazh publik sulmuesit të Manchester Cityt përmes një postimi në Instagram.

“Nuk ka rëndësi kush fiton, ti fitove zemrën time dhe zemrën e të gjithëve dhe i meriton të gjitha”, shkroi ajo.

Postimi u shoqërua me një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Lorna Hysa shfaqet pranë Haaland. Publikimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe pse Norvegjia nuk arriti të vazhdonte më tej në turne, paraqitjet e Haaland e vendosën atë mes protagonistëve kryesorë të Kupës së Botës 2026.

"Ti fitove zemrën time"/ Ish-banorja e BBVA i bën dedikimin

Të ngjashme