Showbiz
Brikena dhe Mateo më të lumtur se kurrë, pas javësh spekulimesh për ndarje
9 Korrik, 2026 | 9:53 am

Pas javësh të tëra aludimesh se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë të kuptohet se mes tyre gjithçka mund të jetë rikthyer në normalitet.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, dyshja shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa Brikena e ka ripostuar imazhin në profilin e saj, një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Marrëdhënia e tyre ishte vënë në qendër të mediave rozë gjatë javëve të fundit, pasi të dy fshinë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke nxitur spekulime se kishin vendosur t’i jepnin fund lidhjes. Më vonë, vetë Brikena konfirmoi se çifti ishte ndarë. Por pa kaluar shumë kohë Briteo u shfaqën në emision duke kërcyer bashkë dhe duke u përqafuar çka ringjalli dyshimet se ish-çifti mund të ketë lënë pas mosmarrëveshjet.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një rikthim romantik apo thjesht për një takim miqësor, por fotografia e fundit ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen e ndjekësve te një nga çiftet më të komentuar të muajve të fundit.











































