Kryefjala Logo

Pas muajsh aludimesh, Xhodi Skura flet për herë të parë për raportin me Kristi Aliajn

8 Korrik, 2026 | 2:08 pm

Që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania, Xhodi Skura dhe Krist Aliaj Dragot janë përfolur vazhdimisht për një romancë të mundshme.

Dyshimet nisën pasi të dy publikonin fotografi nga të njëjtat destinacione, pa u shfaqur asnjëherë së bashku në të njëjtin imazh. Asnjëri prej tyre nuk kishte reaguar deri më tani ndaj këtyre aludimeve.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në Top Arena, Xhodi u përball me pyetjen e drejtpërdrejtë nëse është në një lidhje me Kristin. Edhe pse nuk dha një konfirmim të qartë, përgjigjja e saj la vend për interpretim.

“Përderisa është përfolur kaq shumë, diçka zihet aty,” u shpreh ajo me buzëqeshje.

Modelja theksoi se dëshiron ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, duke shtuar se preferon që momentet e rëndësishme t’i ndajë vetëm kur ta ndiejë vetë të arsyeshme dhe jo si pasojë e thashethemeve.

Gjatë intervistës, Xhodi foli edhe për partnerin ideal, duke theksuar se ai duhet ta mbështesë sidomos në ditët më të vështira. Ndërsa, e pyetur me humor nëse e preferon partnerin me flokë të gjatë apo të shkurtër, ajo shkaktoi të qeshura në studio me përgjigjen: “E dua tullac!”.

Të ngjashme