Showbiz
Aurora Rrusta urim romantik për Kushtrim Kelanin: “Ruaje dashurinë e papritur…”
8 Korrik, 2026 | 1:48 pm

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Aurora Rrusta, ka ndarë një dedikim të veçantë për partnerin e saj, Kushtrim Kelani, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në InstaStory, Aurora publikoi një fotografi romantike ku shfaqet pranë Kushtrimit, ndërsa të dy po shijojnë një moment në perëndim të diellit.
Krahas fotos, ajo i kushtoi partnerit një mesazh plot dashuri:
“Kur gjen një dashuri të papritur, ruaje. Gëzuar ditëlindjen personit tim të preferuar.”
Historia e tyre nisi gjatë pjesëmarrjes në **Big Brother VIP Kosova>, ndërsa lidhjen e bënë publike vetëm pas përfundimit të spektaklit.
Që prej asaj kohe, Aurora dhe Kushtrimi kanë qenë të pandashëm, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre, udhëtimet dhe projektet profesionale, ndërsa dedikimet romantike në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Ata vijojnë të shfaqen më të lumtur se kurrë, duke dëshmuar se lidhja e krijuar pas reality show-t po forcohet dita-ditës.










































