Kryefjala Logo

Pas thashethemeve për romancë, Don Xhoni sqaron marrëdhënien me Loredana Bratin

7 Korrik, 2026 | 1:22 pm

Reperi Don Xhoni ka qenë një nga emrat më të komentuar të ditëve të fundit pas publikimit të albumit të tij më të ri, “100%”. Ai është pyetur për raportin me Loredana Bratin.

“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh ai.

Me këto fjalë, reperi la të kuptohet se mes tyre ekziston një raport i mirë dhe respekt i ndërsjellë.

Kujtojmë se verën e kaluar Don Xhoni dhe Loredana Brati u përfolën gjatë në mediat rozë për një lidhje të mundshme. Komentet e ndërsjella në rrjetet sociale, si edhe një video ku shfaqeshin së bashku, nxitën spekulime të shumta nga fansat.

Megjithatë, deklarata e fundit e artistit duket se i jep fund aludimeve, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre ka mbetur në kuadër të miqësisë dhe respektit reciprok.

Të ngjashme