Kryefjala Logo

Ish-banorja e BBVK ndan lajmin e dhimbshëm, humb foshnjën që e priste prej 3 vitesh

7 Korrik, 2026 | 8:24 am

Nga pritja e një lajmi që e kishte ëndërruar prej tre vitesh, në një dhimbje të madhe. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja dhe sipërmarrësja shqiptare në SHBA, Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim prekës për një humbje që, deri më tani, kishte zgjedhur ta mbante larg syrit të publikut.

Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka humbur foshnjën që priste, duke ndarë edhe fjalët e ndjera me ndjekësit:

“Ky nuk ishte postimi që kisha planifikuar të shkruaja. Do të njoftoja një moment për të cilin jam lutur për 3 vite. Në vend të kësaj, po ndaj një humbje. Po e ndaj këtë sepse shumë gra e mbajnë këtë dhimbje vetëm dhe, edhe pse kështu ndihem në këtë moment, nuk besoj se duhet ta bëjmë. Nëse keni qenë në këtë situatë, unë po ju mbaj dorën nga kudo që jeni.”

IMG 9734
Screenshot

Përmes këtij rrëfimi, Ledi jo vetëm që ndau dhimbjen e saj, por edhe u dërgoi një mesazh mbështetjeje grave që kanë kaluar të njëjtën përvojë, duke i inkurajuar të mos e përjetojnë këtë sfidë në heshtje.

Historia e saj bëhet edhe më prekëse pasi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova 2”, Ledi kishte treguar se brenda një periudhe të shkurtër kishte humbur dy foshnja, si edhe babanë e saj.

Pavarësisht kësaj sprove të rëndë, ajo vazhdon të gjejë forcë te dy djemtë e saj, të cilët i ka cilësuar shpesh si mbështetjen dhe motivimin më të madh në jetën e saj.

Të ngjashme