Showbiz
Kush është mashkulli krah Ilnisa Agollit? Postimi i fundit ndez aludimet
29 Qershor, 2026 | 9:10 pm

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Ilnisa Agolli, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Gazetarja publikoi në Instastory një fotografi bardh e zi nga një darkë në restorant, e cila ka nxitur menjëherë aludime për një zhvillim të ri në jetën e saj personale.
Ajo që ka rënë më shumë në sy është momenti ku duart e saj ndërthuren me ato të personit që e shoqëronte, një detaj që është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal për një lidhje të mundshme.

Megjithatë, Ilnisa ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit dhe nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me postimin, duke lënë gjithçka në kuadrin e spekulimeve.
Ky postim vjen disa muaj pas ndarjes nga Meriton Mjekiqi, me të cilin krijoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”.
Që prej përfundimit të asaj lidhjeje, Ilnisa ka qenë mjaft diskrete për jetën e saj sentimentale. Për këtë arsye, fotografia e fundit ka ngjallur kureshtje dhe diskutime mes ndjekësve.
Nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet për t’u parë.











































