Kryefjala Logo

Çfarë po bënte me telefonin e dikujt tjetër? Selin Bollati sqaron episodin e pazakontë

29 Qershor, 2026 | 8:54 pm

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit në Instagram një situatë të pazakontë që i ka ndodhur gjatë ditës, duke sqaruar edhe arsyen pse kishte në dorë një telefon që nuk i përkiste.

Në storyn e parë, ajo shfaqet me një telefon Samsung dhe shkruan me humor: “Kam në duar një telefon që nuk është i imi… Kështu që mos më pyesni a je mirë.” Ndërkohë, një mesazh që i ka ardhur nga një mik i saj i shton edhe më shumë notat humoristike situatës.

A40F7A2E 2168 4107 B73C 067D1B9C524E 359D58F4 AA91 41F3 B17A 0B25E9225C56Më pas, Selini ka sqaruar gjithçka me një tjetër story, ku tregon se telefoni ishte i lokalit ku kishte konsumuar kafe.

“Telefoni ishte i lokalit ku po konsumoja kafen. E rëndësishme është që ja ktheva,” ka shkruar ajo, duke e mbyllur episodin me të qeshura.

DD0E8E7A B36F 4E91 89CF 0130A1FD236E 101DEEE1 C062 4817 AE4B 6F2140C694C7

Me këtë sqarim, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova u ka dhënë fund edhe kurioziteteve të ndjekësve, duke treguar se bëhej fjalë thjesht për një keqkuptim të vogël.

Të ngjashme