Showbiz
“Luiz Ejlli i ka bërë autogol karrierës!” Këngëtari i hakmerret Meriton Mjekiqit pas kësaj deklarate
17 Qershor, 2026 | 10:43 am

Së fundmi Meriton Mjekiqi ka bërë një deklaratë të papritur për këngëtarin Luiz Ejlli, duke thënë se ai i ka bërë autogol karrierës së tij.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Luiz Ejllit, i cili ka zgjedhur ta “zhdukë” Meritonin nga lista e shokëve të Instagramit të tij.
Veprimi i këngëtarit është komentuar masivisht, pasi dyshja njihej për një raport pozitiv deri më sot.

Kujtojmë se Meriton Mjekiqi intervistoi ekskluzivisht Luiz Ejllin në Amerikë pas fitores së tij në Big Brother VIP, një bisedë që u pasua me një interes të gjerë dhe krijoi një marrëdhënie të mirë mes dyshes.
Por gjërat mes tyre kanë marrë një tjetër rrjedhë si pasojë e mendimit që Meritoni shprehu gjatë një interviste.











































