Dea Vieri pyet Luiz Ejllin: “Pse nuk e këndon këngën e protestës në shesh? Apo të duhen vetëm klikimet në YouTube?”

15 Qershor, 2026 | 3:31 pm

Pas publikimit të këngës së tij të re me mesazhe që lidhen me protestat dhe zhvillimet e fundit në vend, Luiz Ejlli është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale.

Mes reagimeve spikat ai i Dea Vierit, e cila ka ngritur një pyetje publike për këngëtarin, duke vënë në diskutim mungesën e tij në protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Përmes një reagimi, Dea Vieri shprehet se e ka parë videon e Luizit, ku ai deklaronte se secili ka mënyrën e vet për të protestuar, por sipas saj kjo nuk mjafton.

“Pashë një video të Luiz Ejllit, i cili kishte hedhur këngën e tij të re dhe thoshte se çdo gjë ka mënyrën e vet për të protestuar. Okej more Luiz, ti je artist dhe do bësh këngë. Pse nuk erdhe ta këndosh këtë këngë në shesh, vlla? Se nuk po e kuptoj. Apo views-at e YouTube kthehen në vlera monetare?”, shprehet ajo.

Të ngjashme