Kryefjala Logo

Rikthehet Sindi ne Perputhen dhe perballet me Julin: Nuk u preka nga vaji i Borshit por…

21 Shkurt, 2021 | 10:12 pm

Javen e kaluar Sindit i doli situata nga kontrolli dhe krijoj nje gjendje tensioni. Debati filloi pas komplimentit me Julin i cili e quajti si vaji i Borshit dhe me pas tentoi te godiste Mevlanin.

Pas kesaj puntate u pezulluan nga programi Juli dhe Sindi. Juli u rikthye vetem ne dy dite mungese kurse Sindi ka vendosur qe te rikthehet sot, ose me sakte keshtu ka vendosur produksioni se Sindi nuk ka gje ne dore!

“Jam rikthyer dhe ishte nje jave reflektimi. Gjendem shume mire qe jam serish mes jush. Doja tu kerkoja nje falje shume te sinqerte te gjitheve. Nuk u ndjeva mire kur e pash me vone dhe s’duhet te kisha reaguar ashtu. Duhet ti kerkoj dhe falje Muratit dhe dua ti jap nje perqafim meqenese isha ashtu ate dite. Tani jam me e qete, mendoj se isha pak e ngarkuar emocionalisht. Por debatin dua ta sqaroj me Julin personalisht. Nuk e prita nje reagim aq te ashper nga publiku, por pas sqarimit sot mendoj se do dine si do jete e verteta.”- ka thene Sindi.

Me pas ajo beri perballjen me Julin ku supozohet se jane sqaruar te gjitha!

“Sipas mendimit tim pasi e mendova ne pikpamje te ndryshme per kete ceshtje mendoj se nuk kam asnje opinion”- ka thene Juli.

”E pashe shume here videon se isha kurioze cfare me beri te dilja nga vetja dhe vura re qe cdo gje filloj qe nga komenti jot qe do te dalesh me 4-5 djem. Nuk me preku batuta e vajit aq sa me the qe cdo gje te duket perverse tek une. Te kerkoj falje publike dhe me argumento cfare te jane dukur perverse nga une”- ka thene Sindi

”Pervers eshte edhe nje njeri qe i pelqen te lidhe dike ne krevat po s’eshte gje e keqe!” – ka vazhduar Juli.

Nderkohe Sindi thjesht po kerkon te sqaroj se cfare eshte e c’ka bere ne kete emision.

Me tej ata kane sqaruar se batuta ka qene thjesht per show, por Sindi vazhdon te shprehet e ofenduar nga komentet e Julit dhe mendon serish se ka te drejte.

Diskutimin Juli e ka mbyllur duke i kerkuar falje nese e ka ofenduar por per aq kohe sa merr pjese ne nje tv show duhet ti pranoje te gjitha komentet qe jepen.

Arjani ka mbrojtur Julin duke thene se Sindi i duket si kunadhe dhe ka shkuar sot e pergatitur per te manipuluar njerezit. Madje me tej ai eshte shprehur se e ka quajtur vete Arjani perverse dhe jo Juli.

Të ngjashme