Kryefjala Logo

Ja arsyeja pse eshte arrestuar Robert Berisha!

20 Shkurt, 2021 | 4:03 pm

Robert Berisha nuk kishte mbushur ende 18 vjeç, kur provoi për herë të parë se ç’ishte të qëndroje brenda një qelie burgu. Si një instrumentist 17-vjeçar, ai dhe pjesëtarët e tjerë të grupit “Ilirët” u arrestuan vite më parë nga policia gjermane. Arsyeja? Kishin qëndruar 3 muaj me vizë 2-javore.

E gjitha kjo përkthehej në 60 mbrëmje, saktësisht 60 koncerte që ata kishin ndërmarrë në gjithë Gjermaninë, nga grupi që asokohe ishte tepër i suksesshëm.

“Na mbajtën një ditë në burg dhe pastaj na lanë te lire, tregon Berisha në një intervistë për “Prive”.

Për 10 vjet, arrestimi në Gjermani e përndoqi Robertin, i cili ndalohej vazhdimisht në pikat kufitare gjatë udhëtimeve të tij. Më tej, muzikanti rrëfen:
“Kam qenë në qeli me regjisorin e njohur Agim Sopi, asokohe ai ishte 50 vjeç”.

E duke qenë se nuk e zinte gjumi, Roberti qëndroi gjithë natën zgjuar.

“Shihja në tavan emra shqiptarë: Afrim, Agim”, shton Berisha duke qeshur.

Të ngjashme