Kryefjala Logo

Kengetarja shqiptare rrefen traumen e jetes: Isha me automatik tek koka prisja qe …

20 Shkurt, 2021 | 11:40 am

95F752F2 5B74 4B76 A43A 419D1EC3AA27
Një mbrëmje që do të shndërrohej në një prej momentet më të frikshme dhe shenjuese në jetën e Mihrije Brahës. Policia serbe do të ndalonte atë dhe bashkëshortin e saj, Naim Abazin duke i kërcënuar me armë dhe fyer.

E ftuar së fundmi në emisioni “Glamour Zone”, Braha rrëfeu:

“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra. Ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër.  Ishim me automatik te koka me Naimin dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi.

Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në atë situatë njeriu përjeton traumë.”

Iconstyle

Të ngjashme