Kryefjala Logo

Fero dhe Arbenita se shpejti prinder per here te pare!

19 Shkurt, 2021 | 7:53 pm

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!

Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

1111-1.jpg

“Iconstyle.al” ka siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

WhatsApp-Image-2021-02-19-at-17.30.21.jpeg

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.

Sot, Arbenita iu përgjigj të gjitha kritikave për martesën e shpejtë me Feron me një postim në InstaStory.

“Dikush nuk u shkollua fare, por u bë milioner në moshën 21 vjeçare.

Dikush u martua 20 vjeç, por u divorcua 5 vite më vonë.

Dikush u martua në moshë 33-vjeçare dhe gjeti dashurinë e përjetshme.

 

Njerëz të ndryshëm, probleme të ndryshme e histori të ndryshme.

 

S’je vonë, s’je herët, je në kohë!- ishin fjalët e postimit me të cilat la të kuptohet se mosha për ta s’do të thotë asgjë.”

Capture-17.jpg

Epo, shumë urime për çiftin! Mbetet të presim që Arbenita dhe Fero të na zbulojnë gjininë e bebushit!

Burimi; Iconstyle

Të ngjashme