Showbiz
Xing me të kuqe në ekran: Erjola Doçi “kopjon” look-un e Heidi Bacit
4 Janar, 2026 | 7:00 pm

Një tjetër xing i bujshëm ka ndezur rrjetin dhe komentet online, këtë herë mes Heidi Baci dhe Erjola Doçi. Dy figurat publike janë shfaqur me një look pothuajse identik, totalisht në të kuqe, duke ngritur menjëherë dyshime për kopjim dhe mungesë origjinaliteti.
E para që u shfaq me këtë stil ishte Heidi Baci, gjatë kohës kur prezantonte emisionin Fan Club në Top Channel. Heidi u paraqit me kostum të kuq, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, një kombinim që u komentua gjerësisht për elegancën, forcën vizuale dhe stilin “boss lady” që transmetonte në ekran.

Pak kohë më pas, pikërishr e ftuar sot në Fan Club, Erjola Doçi vjen me një paraqitje thuajse identike: e kuqe nga koka te këmbët, e njëjta frymë veshjeje, e njëjta linjë stilistike dhe po ashtu detaje që e bëjnë ngjashmërinë të pamohueshme. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente, ku shumë ndjekës e cilësojnë si një xing të pastër dhe jo thjesht rastësi mode.

E kuqja, një ngjyrë që simbolizon fuqi, sensualitet dhe vetëbesim, këtë herë është kthyer në mollë sherri. Në një botë ku imazhi televiziv dhe stili personal janë pjesë e identitetit publik, ngjashmëri të tilla rrallë kalojnë pa u vënë re.
Rastësi, frymëzim apo kopjim i drejtpërdrejtë? Këtë e lë gjykimin publikut, por një gjë është e sigurt: xing-u me të kuqe mes Erjolës dhe Heidit është tashmë kryefjalë e ditës.











































