Kryefjala Logo

Miri “i fiksuar” me këtë detaj? Ish-gruaja gjermane ngjashmëri me Lornën?

2 Janar, 2026 | 12:47 pm

Miri i West Side Family është shndërruar në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni në Big Brother VIP Albania. Përveç garës për çmimin e madh, ai ka tërhequr vëmendje edhe për dinamikat emocionale brenda shtëpisë, ku është përfshirë në një trekëndësh ndjenjash me dy banore që kanë shfaqur hapur interes për të.

Por ndërkohë, mediat rozë kanë nxjerrë në pah një detaj pak të njohur nga e kaluara e tij. Miri ka qenë më parë i martuar me një grua gjermane, bjonde, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ky fakt ka ngjallur menjëherë krahasime me situatën aktuale brenda shtëpisë. Mediat në Kosovë kanë vënë re se edhe Lorna, një nga banoret që ka shfaqur pëlqim për Mirin, është bjonde, duke hedhur aludime se këngëtari mund të ketë një “dobësi” për këtë tipar fizik, ose se prania e saj i rikthen kujtime nga e shkuara.

img 7748

Ai dhe Rabea i dhanë fund beqarisë në një ceremoni tejet intime ku ishte e pranishme edhe vajza e tyre 6-vjeçare, Artisa. Çifti jetonte në Gjermani, por Miri ose siç e njohin të gjithë Xhikja, ka qenë vazhdimisht i pranishëm në Shqipëri me projektet muzikore.

Të ngjashme