Kryefjala Logo

E vetme në shtrat, Lore “shpërthen” në lot! Çfarë i ndodhi banores së BB Vip Albania?

31 Dhjetor, 2025 | 6:22 pm

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, banorja Lore është parë e përlotur teksa qëndronte e shtrirë në shtratin e saj, me dritat e fikura dhe e zhytur në mendime. Pamjet nuk kaluan pa u vënë re nga kamerat, ndërsa gjendja e saj emocionale dukej mjaft e rënduar.

Sipas asaj që është vërejtur, Lore po përjetonte momente malli dhe brenge, kryesisht për familjarët e saj jashtë shtëpisë, çka duket se e ka çuar deri në derdhjen e lotëve. Vetmia dhe izolimi nga njerëzit e dashur duket se kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj shpirtërore.

Banorja ka deklaruar më herët se ndodhet në një lidhje jashtë shtëpisë, megjithatë ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën. Kjo rezervë ka nxitur dyshime mes disa prej banorëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e kësaj lidhjeje.

Të ngjashme