Kryefjala Logo

Pas vështirësive, si i ka raportet me vajzën? Fero zbulon të vërtetën

31 Dhjetor, 2025 | 11:51 am

Reperi i njohur  Fero, ka dhënë një intervistë të sinqertë për jetën personale, karrierën dhe planet që ka për vitin 2026.

Artisti tregoi se viti i ri e gjen më të qetë dhe me energji pozitive, ndërsa zbuloi se po përgatit disa projekte muzikore që pritet të publikohen gjatë muajve të ardhshëm. Sipas tij, janari do të shënojë rikthimin me një këngë të re, e cila do të pasqyrojë stilin e tij unik dhe një fazë më të pjekur artistike.

Fero u ndal edhe te periudhat e vështira që ka kaluar në jetën personale, duke theksuar se tashmë i ka lënë pas. Ai pranoi se këtë Vit të Ri do ta presë ndryshe nga shumica, duke zgjedhur ta kalojë në gjumë.

Reperi shtoi se sot raporti mes tyre është i rregullt duke nënvizuar se gjithçka është stabilizuar dhe se nuk ka më dhimbje nga e kaluara.

 “Nuk ka më diçka të dhimbshme këtu, kanë kaluar të gjitha periudhat të cilat kanë kaluar. Unë tani flas me vajzën edhe gjithçka është në rregull dhe mirë”.

Të ngjashme