Kryefjala Logo

“Haja dajak”, Robert Aliaj tregon të pathënat e fëmijërisë

30 Dhjetor, 2025 | 3:23 pm

Artisti i njohur Robert Aliaj ka ndarë rrëfime të sinqerta dhe shpesh të papritura nga fëmijëria dhe vitet e shkollës, gjatë një interviste.

Aliaj ka treguar se që në moshë të vogël ka pasur një natyrë rebele, e cila shpesh e ka vënë përballë problemeve serioze me disiplinën, si në shkollë ashtu edhe në familje. Ai shprehet se, ndonëse ishte shumë i përqendruar gjatë orëve mësimore dhe e kuptonte lëndën vetëm duke dëgjuar mësuesit, refuzonte kategorikisht të hapte librat në shtëpi për të mësuar.

Kjo sjellje, sipas tij, i ka kushtuar shtrenjtë. Artisti rrëfen se për shkak të mungesës së angazhimit në mësime ka përjetuar ndëshkime të shumta, madje edhe “dajak”, si në ambientin familjar ashtu edhe në atë shkollor.

Ai kujton gjithashtu përplasjet e shpeshta me mësuesit, duke veçuar një mësuese të cilën e përshkroi si “shumë inteligjente, por psikopate”. Sipas Aliajt, ajo e penalizonte vazhdimisht për faktin që nuk lexonte librat, duke i ulur notat për shkak të komenteve të drejtpërdrejta që ai bënte ndaj mënyrës së saj të shpjegimit.

Pavarësisht vështirësive dhe eksperiencave të ashpra, Robert Aliaj thekson se kjo periudhë e jetës ka qenë vendimtare për formimin e karakterit të tij. Ai beson se pikërisht këto përvoja e kanë ndihmuar të ndërtojë një personalitet të fortë, të pavarur dhe jashtë kornizave, elemente që sot reflektohen qartë në rrugëtimin e tij artistik.

Të ngjashme