Kryefjala Logo

Sherr në BB VIP Albania, Kristi ia plas në fytyrë Stines

30 Dhjetor, 2025 | 2:49 pm

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP janë ndezur ditën e sotme pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Kristit dhe Stines, një debat që nxori në pah dallimet e thella në mënyrën se si të dy e shohin lojën.

Gjithçka nisi kur Kristi i tërhoqi vëmendjen Stines për mënyrën e komunikimit, duke i thënë: “Vëlla, bëj kujdes me fjalët që përdor.” Reagimi i Stines ishte i menjëhershëm dhe provokues: “Je shumë i vogël.”

Por replika që ndezi edhe më shumë situatën erdhi nga Kristi, i cili e akuzoi hapur Stinen për strategji pasive në lojë: “Ti je në gjumë ore. Pretendon të fitosh BBV duke bërë njeriun e mirë e duke e mbajtur mirë me të gjithë.”

Nga ana e tij, Stine u përpoq të mbante një qëndrim më të qetë, duke u shprehur se nuk synon fitoren përmes intrigave: “Po mirë, rri ti aktiv. Unë nuk dua ta fitoj Bigun me intriga.”

Debati u mbyll me një deklaratë të fortë nga Kristi, që tingëlloi si mesazh për publikun dhe banorët: “Nuk fitohet Bigu me duartrokitje, o Stine.”

Të ngjashme