Showbiz
Zyrtare: Beyoncé bëhet muzikantja e pestë miliardere në botë
30 Dhjetor, 2025 | 9:58 am

Këngëtarja amerikane Beyoncé ka hyrë zyrtarisht në listën e miliarderëve të revistës Forbes, duke u bërë muzikantja e pestë në botë që arrin këtë status.
Sipas raportimit të Forbes, pasuria e Beyoncé-s ka arritur në 1 miliard dollarë, një shifër e ndërtuar kryesisht falë karrierës së saj shumëvjeçare në muzikë, turneve gjigante, si dhe investimeve strategjike në kompani dhe marka që ajo ka themeluar ndër vite.
Në moshën 44-vjeçare, Beyoncé i bashkohet bashkëshortit të saj, reperit Jay-Z, i cili prej vitesh është pjesë e listës së miliarderëve, duke e kthyer çiftin në një nga dyshet më të fuqishme financiare në industrinë e muzikës.
Përveç Beyoncé-s dhe Jay-Z-së, në listën e muzikantëve miliarderë të Forbes bëjnë pjesë edhe Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.
Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkulluan në media gjatë vitit 2024, Selena Gomez nuk figuron aktualisht në listën zyrtare të miliarderëve të Forbes.











































