Showbiz
Martohet futbollisti i njohur kosovar
28 Dhjetor, 2025 | 11:10 am

Mbrojtësi shtatlartë i Përfaqësueses së Kosovës, Ismajl Beka, ka shënuar golin më të rëndësishëm të jetës së tij, por kësaj radhe jashtë fushës së blertë.
Futbollisti i njohur i ka dhënë fund beqarisë mbrëmë në një ceremoni madhështore të organizuar në Prishtinë, duke kurorëzuar dashurinë e tij me personin e zemrës, Bulëzën.
Në videot dhe fotot e publikuara, çifti shihen duke shkëlqyer pranë njëri-tjetrit, Ismajli tejet elegant me kostum të zi, ndërsa nusja, Bulëza, dukej përrallore me fustanin e bardhë të nusërisë.
Përveç elegancës dhe dekorit të veçantë, atmosfera në dasmë ishte në kulm, dhe për këtë u kujdes një nga emrat më të mëdhenj të muzikës sonë. E ftuar speciale për të argëtuar çiftin dhe dasmorët ishte ikona e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, e cila u kujdes që festa të zgjaste deri në orët e vona.
Kjo dasmë vjen në një moment të rëndësishëm për Bekën, i cili përveç ndryshimit në statusin civil, së fundmi ka bërë ndryshime edhe në karrierë duke u transferuar te Grasshoppers në Zvicër.











































