Kryefjala Logo

Inspirim apo kopjim? Dafina Zeqiri bën “xing” me veshje me Jennifer Lopez

26 Dhjetor, 2025 | 9:20 pm

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një veshje që ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur menjëherë krahasime në rrjete sociale dhe media.

Dafina u ngjit në skenë me një kombinim elegant dhe provokues një trupore të zezë me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar me detaje voluminoze në pjesën e ijëve. 

Silueta dhe koncepti i veshjes u perceptuan gjerësisht si një frymëzim i drejtpërdrejtë nga paraqitja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte shfaqur me një veshje pothuajse identike në formë dhe estetikë.

Koncerti recital në Prishtinë u shndërrua kështu jo vetëm në një ngjarje muzikore, por edhe në një moment mode që pritet të diskutohet gjatë, duke e vendosur sërish Dafina Zeqirin në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave.

Të ngjashme