Showbiz
Dikur i lidhur me Neada Muçajn, Angelo Haruni flet për zhgënjimin në dashuri
24 Dhjetor, 2025 | 11:42 pm

Prej disa vitesh, Angelo Haruni ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e “Wake Up”, Neada Muçaj. Edhe pse romanca e tyre nuk u ekspozua kurrë publikisht, marrëdhënia ka qenë prej kohësh e njohur në rrethet mediatike.
Së fundmi, emri i Neadës është përfolur edhe si një hyrje e mundshme në këtë edicion të Big Brother VIP. Burime pranë formatit bëjnë me dije se ajo pritet t’i bashkohet shtëpisë gjatë muajit janar, duke shtuar edhe më shumë tension e pritshmëri.
Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar fort në mënyrën se si ai e sheh sot dashurinë. Gjatë bisedave me banorët, ai ka folur hapur për zhgënjimet emocionale që ka përjetuar:
“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta.”
Nëse hyrja e Neada Muçajt në BBV do të konfirmohet, publiku mund të jetë dëshmitar i një përballjeje të papritur mes dy ish-partnerëve, të cilët do të detyrohen të bashkëjetojnë 24 orë nën të njëjtën çati. Një skenar që pritet të sjellë emocione të forta, tension dhe ndoshta zbardhje të historive të pathëna më parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.











































