Kryefjala Logo

Shpat Kasapi do të ishte banor i BB VIP, Selvija prek me fjalët: Zemra po më plas nga mungesa jote!

21 Dhjetor, 2025 | 6:04 am

Pak kohë më parë Shpat Kasapi ndërroi jetë si pasokjë e një arresti kardiak. Mbrëmjen e djeshme Ledion Liço e ka rikujtuar pasi ai do të ishte banor i BB VIP.

Pas kujtimit nga Ledioni, Selvija ka reaguar nëpërmjet një postimi, teksa prek me fjalët e saj:

Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti:
“Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?”

I thashë pa u menduar dy herë:
“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve,” – si me shaka.
Por nuk e mendoja kurrë që jeta do të më sfidonte kështu.
Që të gjitha ato plane, strategji, përgatitje, ëndrra…
do të përfundonin në mungesën tënde të përjetshme.
Unë prita deri në këto momente!
Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.

Zemra po më plas nga mungesa jote,
sepse të kërkoj kudo… dhe nuk të gjej askund.

Roeli rritet pa dorën tënde,
dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje
që nuk mësohet kurrë të shuhet.

Më mungon, Shpat.
Më mungon më shumë se sa fjalët mund ta mbajnë.

IMG 8489 scaled

Të ngjashme