Kryefjala Logo

Arilena Ara dhe Salsano Rapi “izolohen” per provat e skenarit

15 Dhjetor, 2025 | 12:07 pm

Dy ditë na ndajnë nga nisja e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe përgatitjet kanë hyrë në fazën më intensive. Festivali i Këngës në RTSH, Fest 64, do të mbahet më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, duke i dhuruar publikut katër netë të mbushura me muzikë, emocione dhe spektakël në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, prezantuesit e këtij edicioni, Arilena Ara dhe Salsano Rapi, janë “izoluar” prej ditësh për provat e skenarit, duke punuar intensivisht për rrjedhën dhe ritmin e netëve festive. Nën kujdesin e skenaristit të Fest 64, Koloreto Cukali, siç duket qartë edhe nga fotot, dyshja po kalon në sitë çdo detaj të prezantimit, për të garantuar një moderim dinamik, elegant dhe në harmoni me frymën e festivalit.
e5c6a285 f863 4c25 bbdf de94e342d6e3
284f8797 f5c3 4cce 9592 2baa285271b3
Me provat që po shkojnë drejt fundit dhe emocionet që rriten dita-ditës, gjithçka është gati që Festivali i Këngës në RTSH të rikthehet si një nga ngjarjet më të ndjekura të fundvitit.

Të ngjashme