Lajme
Tragjedi në Shkodër/Gjendet i mbytyr në kanal punonjësi i FNSH-së
25 Shtator, 2024 | 8:58 am

Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se efektivi pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, por për shkak të stuhisë së madhe të shiut dhe erës e ka pasur të vështirë lëvizjen.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij dhe më pas ka rënë në kanal, e si pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.
/TopChannel/
















































