Lajme
Konsullja e përgjithshme Gentiana Mburimi bën dhurata të çmuara për fëmijët shqiptarë në Mynih
24 Shtator, 2024 | 8:06 pm

Lajm i mirë vjen nga Mynih-u ku Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi ka marrë pjesë në një takimin organizativ me mësueset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Nürnbergun dhe rrethinën.
Ky takim, i organizuar në kuadër të LAPSh-it në Bavari, pati për qëllim koordinimin dhe përgatitjen për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025.
Znj. Mburimi falënderoi Shkollën Shqipe të Nürnbergut për mikpritjen dhe garantoi mbështetjen e saj për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, dukue dhurar libra për mësimin e gjuhës shqipe.
Sipas Newsbomb.al, ajo theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Mynih për të forcuar këtë iniciativë të rëndësishme. Gjithashtu, ajo solli tekstet mësimore si dhuratë nga qeveria shqiptare për nxënësit e kësaj zone.
Një lajm i bukur që në mëngjes: Konsullja e
Në fjalën e tij, koordinatori i mësimit plotësues për Nürnberg-un, z. Selim Hoti, falënderoi grupin organizativ dhe mësueset për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në këtë mision kombëtar. Nënkryetari i LAPSh-it, z. Xhymshit Tafa, foli për organizimin dhe fillimin e vitit të ri shkollor në Bavari, ndërsa z. Armend Ismajli, kryetar i Këshillit të Prindërve për Nürnberg, u përqendrua në sfidat që përballon mësimi plotësues dhe bëri thirrje prindërve që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe Kryetari i Shkollave Shqipe për Republikën e Hessen-it, i cili foli për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave midis mësimdhënësve.
Takimi u mbajt në ambientet e firmës “TAFA GmbH” në Nürnberg, të cilën organizatorët e falënderuan për mbështetjen.


















































