Kryefjala Logo

Ngacmoi seksualisht pacienten, infermieri në Urgjencën e Pogradecit ndalohet nga Policia

18 Shtator, 2024 | 7:44 pm

Ditën e djeshme në emisionin Stop u transmetuan pamjet e ngacmimit seksual të një infermieri në Urgjencën e Pogradecit. Sipas mediave lokale specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin Metjan Muça 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi Metjan Muça me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme