Lajme
Arrestohet edhe bashkëpunëtori i Esmerald Ballës që ndihmoi autorin të fshihte trupin e të atit
5 Shtator, 2024 | 10:32 am

Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla nxjerrin një tjetër një tjetër autor, që dyshohet se ka ndihmuar Esmerald Ballën të transportonte trupin e të atit pasi e vrau.
25-vjeçari Edison Brahaj, mik i Esmerald Ballës, e ka ndihmuar në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. I riu u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.














































