Lajme
Një ish polic në Kroaci vret 6 persona në një shtëpi të moshuarish. Mes viktimave edhe nëna e tij
22 Korrik, 2024 | 8:09 pm

Një burrë ka hyrë në një Shtëpi të Moshuarish në Daruvar të Kroacisë dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit.
Për pasojë mbetën të vrarë 6 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Mes viktimave është edhe nëna e tij, veterane e ushtrisë kroate, e lindur në vitin 1973.
Pesë të vdekurit e tjerë janë banorë të shtëpisë së të moshuarve dhe punonjës të institucionit.
Të gjithë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ende ndihmë mjekësore.
I dyshuari mendohet se është një polic ushtarak në pension. Ai u largua nga vendi i të shtënave, por policia e kapi atë menjëherë në një lokal pranë objektit.
Autoritetet ende po hetojnë motivin e sulmit.
Për ngjarjen reagoi edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç.
“Është një paralajmërim i frikshëm dhe një thirrje e fundit për të gjitha institucionet kompetente që të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën në shoqëri, duke përfshirë kontrollin edhe më rigoroz të posedimit të armëve”, u shpreh ai
















































