Lajme
Përplaset furgoni me shqiptarë në Katania të Italisë, plagosen 16 persona
20 Korrik, 2024 | 7:28 pm

Një autobus me disa persona, me sa duket të gjithë turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania të Siçilisë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mund të ketë qenë një defekt i frenave.
118 karabinierët dhe zjarrfikësit e Acireale dhe Riposto ndodheshin në vendngjarje.
16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë.
















































