Kryefjala Logo

Dalin të tjera detaje për autorin që tentoi të vriste Donald Trump

15 Korrik, 2024 | 12:51 pm

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump dy ditë më parë teksa ai bënte fushatë me mbështetësit e tij në Pensilvani.

Ndërsa hetuesit federalë po përpiqen të përcaktojnë motivacionin e ngjarjes, një ish-shok klase i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks, personit të identifikuar si vrasësi, po hedh dritë mbi temperamentin e tij. Jason Kohler u tha gazetarëve se kishte qenë në shkollë të mesme me autorin dhe e cilësoi atë si vetmitar, shkruajnë mediat e huaja.

“Si fëmijë ai ishte gjithmonë vetëm. Atë e ngacmonin gjithmonë”, u tha zoti Kohler gazetarëve të dielën.

Ai shtoi se nuk kishte pasur shumë komunikim me vrasësin e mundshëm Crooks, i cili vihej në shënjestër për mënyrën se si vishej apo për faktin që vazhdonte të mbante maskë pasi u hoqën detyrimet për maskën e COVID-it.

Zyrtarët e agjencive të rendit thanë të dielën se gjetën materiale për prodhim bombash në makinën dhe shtëpinë e autorit të dyshuar Crooks dhe se arma e stilit AR që ai përdori ishte blerë nga babai i tij.

Të ngjashme