Kryefjala Logo

E rëndë në Prizren! Babai në gjendje të dehur vret vajzën

14 Qershor, 2024 | 1:19 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një 44 vjeçar ka vrarë me thikë vajzën e tij 21 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ku 44 vjeçari A.Sh. nën efektin e alkoolit goditi disa herë me thikë nga pas vajzën e tij E.Sh.

Policia ka shkuar në vendngjarja dhe ka arrestuar autorin teksa po hetohen shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë.

Të ngjashme