Showbiz
Rikthimi i Taynës në rrjetet sociale,çfarë paralajmëron këngëtarja?
4 Qershor, 2024 | 10:55 am

Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Tayna, ka qenë e shkëputur për pak kohë nga rrjetet sociale, ku është vënë re fshirja e çdo postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, duke lënë të nënkuptohet se një ndryshim po ndodh në jetën e saj.
Por mesa duket erdhi koha e rikthimit pasi ajo ka ndarë një video në faqen e saj zyrtare të Instagramit e cila paralajmëron këngën e re të quajtur “Iluzion”
Rikujtojmë që rap-artistja shqiptare është larguar nga menaxhimi i Rinor Hykollit dhe siç duket po ndërton një karrierë të re.









































