Kryefjala Logo

Landi Hysi bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e bebit

30 Maj, 2024 | 4:16 pm

Landi Hysa është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka zbuluar edhe emrin e të porsalindurit.

“Mirë se erdhe Eloi Hysi”-ka shkruar ai, teksa ka postuar edhe dy fotografi të cilat i kanë realizuar kur partnerja e tij ishte shtatzënë.

Në një prej tyre ata kanë në krah edhe djalin e tyre të madh. “Tranzicioni pjesa e dytë”-shkroi këngëtari krahas fotove me partneren dhe pak më vonë zbuloi se foshnja kishte ardhur në jetë. Landi është shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij private dhe rrallë poston foto me familjen.

641A9F06 69C3 4CB6 8FD3 50FC5853CEC5

Të ngjashme