Showbiz
Përplasje me armë, vritet këngëtari në Shkup
27 Maj, 2024 | 10:48 am

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Siç bëhet me dije nga mediat maqedonase ka mbetur i vrarë blogeri dhe reperi i njohur në Maqedoninë e Veriut, Amar Ismani.
Ndërkohë kanë mbetur të plagosur 3 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si ‘Rruga e Plastikave’.
Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes apo dinamika e ngjarjes, megjithatë priten detaje të reja nga Ministria e Brendshme gjatë ditës së sotme.











































