Kryefjala Logo

Si iu përgjigj Ilnisa deklaratës së babait të Meritonit “Ishte në kuadër të lojës?”

27 Maj, 2024 | 10:09 am

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi dolën çift nga shtëpia e “Big Brother Vip 3” e madje në përfundim të kësaj eksperience ata kanë zbuluar edhe planet që i presin bashkë jashtë .
Megjithatë duket se kjo lidhje nuk e ka pëlqimin e familjes së Meritonit. I ftuar në “Cherry on Top”, babai i Meritonit kur e pyet se si i ka parë emocionet që shprehu Meritoni kur Ilnisa la garën, tha se romanca e tyre kaa qenë në kuadër të lojës.

Bora: A mund të themi që Ilnisa ia ka rrëmbyer zemrën këtij djali prandaj reagoi ashtu?
Babai i Meritonit: Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë?
Kësaj deklarate, mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq pak para se të niste spektakli i natës finale, Ilnisa ju përgjigj duke thënë se dashuria thyen çdo barrierë dhe fjalët i merr era.

Ronaldo: Deklaratën e babait të Meritonit në “Cherry on Top” e patë?
Ilnisa: Duhet të të jap përgjigje? Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Di të them se dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era, kaq.

Të ngjashme