Showbiz
Françeska e thotë troç:”Heidi nuk e meriton finalen!”
25 Maj, 2024 | 10:21 am

Ish-konkurrentja e “BBV3”, Françeska Murati ka folur lidhur me rrugëtimin e saj në format.
Siç duket edhe pas daljes nga shtëpia ajo nuk i ka ndryshuar mendimet e saj lidhur me Heidin teksa dhe në intervistë është shprehur se ajo nuk e meriton finalen dhe e gjithë loja e saj është përfituar në kurrizin e Romeos.
“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, thotë ajo.
Më pas ish-banorja është shprehur se kundërshtari i saj më i fortë ka qenë Juli, edhe pse e kishte kuptuar lojën e tij për të ‘përfituar’ në lojë nga vajzat.











































