Showbiz
Rike merr mesazhin nga Fationi sapo u eleminua nga BB VIP
14 Prill, 2024 | 6:22 pm

Rike Roçi mbrëmjen e djeshme u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, nga votat e publikut.
Ditën e sotme modelja ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e saj në këtë reality shoë.
“A të ka shkruar Fationi që dole”? e pyeti moderatorja Enxhi Nasufi, ndërsa Rike tregoi se “jo” pasi ish-banori nuk e ka numrin e telefonit të saj.
Në një moment opinionistja Ina Kollçaku e mori me kamër Fation Kuqarin, i cili i tha një mesazh Rikes.
“Bëre shumë mirë që dole”, u shpreh ish-konkurrenti.
Kujtojmë që Rike kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Fationin, teksa shpesh herë u aludua se ky i fundit ka një pëlqim për modelen.











































