Showbiz
I ulur në gjunjë, Kreshniku propozon Dafina Zeqirin për martesë!
14 Prill, 2024 | 3:05 pm

Prej kohësh Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se do të ketë dasmë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin. E mesa duket momenti është afër.
Pak minuta më parë, Dafina ka publikuar një foto në Instagram nga propozimi që ka marrë për martesë. Në një ambient të mbushur me petale trëndafilash të bardhë, teksa shkruhet “Martohu me mua”, Kreshniku është ulur në gjunjë.
Një moment i veçant ky, të cilin Dafina e ka publikuar dhe i thotë partnerit: Të dua!













































