Showbiz
Ilir Shaqiri:”Albi Nako s’ka shkëlqyer kurrë”/Mes Donaldit dhe Romeos zgjedh..?
13 Prill, 2024 | 10:47 am

I ftuar në “Cherry On Top” me Bora Zemanin ishte balerini dhe ish-fituesi i BBVA1,Ilir Shaqiri.
Ai foli gjërë e gjatë për jetën e tij dhe sigurisht nuk munguan as pyetjet ‘pikante’
I pyetur për Albi Nakon,Iliri u shpreh:
“Unë me Albin kam punuar në Itali,ai si balerin dhe unë si koreograf kështu që e njoh shumë mirë kush është dhe më njeh shumë mirë kush jam.
Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte tek leva Albi nëse ishte anash apo në mes,por unë nuk mbaj mend Albin që të ketë sjellë ndonjë kërcimtar të themi i rreshtit të parë,në skenë të operas.”
I pyetur për ndryshimin midis Romeos dhe Donaldit,Iliri u shpreh se Romeo e filloi so një ‘Scoda’ por po kthehet në një ‘Lamborgini’ ndërsa Donaldin e kujton shumë më të kompletuar si lojtar.











































